Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shekerinska: Bullgaria duhet të na ndihmojë dhe jo të na pengojë në rrugën drejt BE-së

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot ka komentuar deklaratën e kolegut të saj bullgar Krasimir Karakaçanov se Bullgaria konsideron që nuk është koha për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.

Shekerinska pret nga Bullgaria që t’i ndihmojnë e jo t’i pengojnë për anëtarësim në BE.

Këto deklarata, sipas Shekerinsës, nuk ndihmojnë dhe nuk janë në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Nëse diçka mësuam në këto 30 vite turbulente ballkanike, është se emocionet nuk janë aleat i mirë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Ne dëshmuam se me të gjithë fqinjët tanë mund të jemi miq. Dëshmuam se jemi të përgatitur të ivestojmë në marrdhënie të tilla dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe më tej në atë politikë. Presim që aleatët tanë dhe miqtë tanë t’i ndihmojnë rajonit, dhe jo t’i pengojnë. Mënyra e vetme t’i ndihmojë rajonit është t’i japim shansë të ketë të ardhme më të mirë europiane”, tha Shekerinska.

Tani sipas Shekerinskës, është momenti kur shihet se sa me të vërtetë duam të ndërtojmë marrdhëniet e mira ndërfqinjësore.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...