Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shekerinska dhe Osmani në video mbledhje me kolegët e NATO-s

Shkup, 14 prill 2021 -Zhurnal.mk – Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Radmilla dhe Bujar Osmani pasdite marrin pjesë në video mbledhjen e Këshillit veriatlantik të NATO-s.

Në mbledhjen, ku janë ftuar ministrat e mbrojtjes dhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s, marrin pjesë edhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lojd Ostin, si edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Filloi mbledhja e NATO ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme. Me sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg dhe kolegët nga vendet anëtare të NATO-s, do të diskutojmë për prirotetet e përbashkëta të NATO aleatëve në sigurinë globale, për Afganistanin, për aktivitetet ruse të orientuara ndaj Ukrainës, për agjendën #NATO2030 dhe për përgatitjet për Samitin e Aleancës. WeAreNATO”, ka shkruar  në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja Shekerinska.

Osmani, megjihatë, thotë se do të bisedojë për sigurinë kolektive dhe për temat aktuale ndërkombëtare.

“Një nga temat qendrore në mbledhjen e sotme është procesi i paqes dhe e ardhmja e Afganistanit, siç ka paralajmëruar tashmë sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, duke e respektuar edhe parimin ‘Hymë së bashku, e përshtasim praninë së bashku dhe po ashtu së bashku do të largohemi’. pritet të hapen edhe tema të tjera aktuale që kanë të bëjnë me sigurinë tonë kolektive, me fokus të veçantë në ngjarjet e fundit në dhe rreth Ukrainës, por edhe përgatitjet rreth Samitit të ardhshëm të NATO-s”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk

Postime të ngjashme

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

Snezhana Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...