Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shekerinska: Jemi të zhgënjyer nga Bullgaria, presim progres në dhjetor

Edhe si anëtare e NATO-s dhe si fqinj me Bullgarinë ndajmë interes të njëjtë strategjik. Na duhet rajon stabil, prosperitet dhe bashkëpunim mes dy popujve. Jemi të zhgënjyer që Bullgaria nuk dha mbështetje të fillojmë bisedime me BE-në, por shpresoj se në dhjetor do të arrijmë progres, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në pjesëmarrjen onlajn në Forumin ndërkombëtar të sigurisë Halifaks.

“Shpresoj se diskutimet tona me Bullgarinë do të jenë produktive për shkak se ne mund të arrijmë kompromis, por për çështje që prekin të drejtën e vetëvendosjes, identitetit, të drejtës së përdorimit të gjuhës amtare ne jemi të kujdesshëm”, ka thënë ministrja Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e vetos së Bullgarisë.

Ajo përmendi se kompromisi me Greqinë ka treguar se vendi ka kapacitet të përballet me çështje komplekse kur bëhet fjalë për qëllime strategjike.

“Nuk ka qenë e lehtë të gjejmë zgjidhje me Greqinë, por ai kompromis u tregua kyç në anëtarësimin tonë në NATO. Ajo tregoi përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, demokracisë dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”, tha ministrja.

Lidhur me anëtarësimin në NATO, Shekerinskaka thënë se është arritur konsensus i fuqishëm që buxheti në mbrojtje të arrijë 2 për qind nga PBV dhe se situata me KOVID-19 tregoi se investimi në siguri nuk ka alternativë.

Forumi i sigurisë Halifaks edhe sivjet (virtualisht) ka mbledhur 300 pjesëmarrës ndërkombëtar nga krerët e sigurisë dhe politikës mes të cilit edhe sekretarin shtetëror amerikan Majk Pompeo, kryeministrin Xhastin Trudo i cili përmes videos i përshëndeti të pranishmit, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ministrat e Mbrojtjes së Kanadasë, Turqisë, Estonisë, Suedisë, kryesuesin e Konferencës së sigurisë nga Munihu, Volgang Ishinger dhe emra tjerë të njohur nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...