Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shekerinska mohon të jetë përzier lidhur me ambasadorin tonë në SHBA

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot deklaroi se në asnjë moment nuk ka marrë pjesë në diskutim lidhur me kandidatin për ambasador të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington.

“Në asnjë moment nuk kam marrë pjesë në diskutim lidhur me këtë temë. Kjo temë një kohë të gjatë ishte interesante për opinionin, pati informacione, dezinformata, përgënjeshtrime. Mendoj se është temë e cila nuk duhet të diskutohet kështu. Bëhet fjalë për një vend shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për një vend për të cilin veçanërisht bëhet i rëndësishëm duke pasur parasysh se presidenti I ri (i SHBA-së) vjen me një politikë të re më aktive edhe në Ballkan. Kjo është çështje për të cilën nuk diskutohet përmes deklaratave, por në kuadër së pari të Ministrisë, dhe të Qeverisë dhe në bashkëpunim me presidentin. Unë ndjehem e lodhur të dezinformojnë, pastaj të përgënjeshtrojmë. Mendoj se është turp për një vend të tillë të luajmë lojë mediatike”, theksoi Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ajo është kandidat për ambasador në Uashington dhe nëse do ta pranonte atë pozicion nëse i ofrohej.

Në ceremoninë e sotme në Kazermën “Ilinden” në Shkup, me rastin e donaciont turk prej 7.400 uniformave gorteks për pjesëtarët e Armatës, Shekerinska u pyet edhe nëse do ta mbajë pozicionin zëvendëskryetare e LSDM-së pas Kongresit të partisë në maj, me ç’rast ajo u përgjigj se në vijim janë procedurat e propozimeve nga ana e organizatave komunale.

“U pyeta nga organizata ime komunale nëse jam kandidate, thash se nuk jam, sepse mendoj se edhe LSDM-ja edhe skena politike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkojnë përpara kur vazhdimisht prodhojnë kuadro të reja. Absolutisht, qasja ndaj Kongresit duhet të jetë që të formulojmë edhe politika të reja, ndërsa ato të jenë më të mira”, deklaroi Shekerinska.

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...