Shekerinska në Napoli: Konfirmohet roli i Maqedonisë së Veriut si aleat kredibil i NATO-s

Shkup, 2 shtator – Situata në botë me kthesë në Afganistan dhe situata në rajon ku vendi jonë si anëtare e NATO-s kontribuon në paqen dhe stabilitetin, ka qenë temë e bisedimeve të takimit të sotëm të ministres Radmilla Shekerinska me komandantin e forcave aleate të NATO-s, admirali Robert Burk në Napoli.

 

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar se ministrja në takim ka theksuar se anëtarësimi në NATO nuk është vetëm privilegj por edhe përgjegjësi dhe mundësi të japim kontribut në paqen dhe sigurinë në botë dhe rajon.

“Prandaj jemi krenar në pjesëmarrjen tonë në misionin e KFOR-it në Kosovë, pasi ashtu më drejtpërdrejtë rajoni i ndjen përfitimet nga anëtarësimi në vendin tonë në NATO, ndërsa NATO ka fituar aleat politika konstruktive e së cilës është e njohur në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Shekerinska.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës ka pasur takim edhe me drejtorët për trajnime dhe operacione ku është brifuar për aktivitetet dhe planet e Komandës aleate, theksohet në kumtesë.

Related posts

MASH: Libri i parë digjital i matematikës është gjithëpërfshirës, e forcon frymën garuese dhe punën në grupe

Z H

299 raste të reja dhe 32 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19

D V

LSDM sot pritet të shpallë 20 kandidatë për kryetarë komunash

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com