Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shekerinska: Ne ndajmë vlerat euroatlantike dhe mbrojmë sigurinë kolektive

Shkup, 7 maj – Zhurnal.mk – Në kuadër të vizitës së punës në Itali, ministrja Radmilla Shekerinska e vizitoi Kolexhin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë, kur para dëgjuesve të kursit avancues, foli në temën “Përvojat nga përjetori i parë i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO”.

“Maqedonia e Veriut dhe aleatët në Aleancë ndajnë vlera dhe parime të njëjta, të përbashkëta – demokraci, të drejta të njeriut, sundim të drejtësisë. Qasja jonë e përbashkët drejtë përballjes me të gjitha sfidat e tanishme dhe të ardhshme të sigurisë është ndoshta përparësia më e madhe nga anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme ushtarake-politike në histori”, tha ministrja Shekerinska dhe shtoi se sot Maqedonia e Veriut nga një shfrytëzuese u rrit në kontribuuese në paqen dhe sigurinë globale, me zë të saj në rrumbullakimin e agjendës së sigurisë në Aleancë.

Në institucionin prestigjioz arsimor në Romë për studime dhe hulumtime të çështjeve transatlantike të sigurisë, ministrja Shekerinska paralajmëroi për rëndësinë e ruajtjes së perspektivës evropiane dhe euroatlantike për stabilitetin në këtë pjesë të Evropës.

Pas një vit stagnimi, tha ajo, Maqedonia e Veriut dëshmoi se për secilin konfklikt ka zgjidhje, ndërsa NATO-ja e dëshmoi krediblitetin e politikës së saj të dyerve të hapura dhe fitoi edhe një aleat. Rradhën e ka BE-ja.

“Maksima e NATO-s është – përshtatu në ndryshimet. Statusi ynë i ri i vendit anëtar në NATO në rajon tani është – eksportuese e stabilitetit. Përkushtimi i Maqedonisë së Veriut në vlerat e NATO-s jep impuls të fuqishëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ato janë edhe vlerat e BE-së. Përgjegjësia e BE-së është që t’i sjellë vendimet e vërteta dhe ta zhbllokojë evropianizimin e rajonit”, theksoi Shekerinska.

Në fjalimin e saj, ministrja foli edhe për zhvillimin e kapaciteteve për trajnim, veçanërisht në poligonin “Krivollak” të cilin të pavarur, por edhe bashkë me aleatët e zhvillojmë si një nga kapacitetet kyçe të Aleancës për zhvillim të ndërveprimit. Në kontekst të zhvillimit të kapaciteteve për trajnim, ministrja e theksoi edhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, qendër e NATO-s e cila do t’i zgjerojë dhe përforcojë kapacitetet e saja në domenin e përballjes me dezinformatat dhe në praktikë, por edhe përmes rritjes së mundësive për edukim dhe trajnim të personelit vendor dhe të NATO-s i cili është i dedikuar për luftën me lajmet e rreme.

Me fjalimin e ministres Shekerinska në kolegjin e NATO-s në Romë, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, përfundoi edhe vizita e saj e punës në Itali.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...