Agjencia Zhurnal.mk

Shekerinska në takimin e telekonferencës së ministrave të Mbrojtjes të NATO-s për Kovid-19: Së bashku jemi më të fuqishëm

Shkup, 15 prill – Zëvendëskryeministrja  dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pasdite ka marrë pjesë në takimin e telekonferencës së ministrave të Mbrojtjes  të vendeve të NATO-s përkushtuar luftës  kundër Kovid-19, në të cilën janë nxjerrë qëndrimet dhe pikpamjet e vendeve  duke e marrë parasysh përhapjen e  infektimit dhe masat për ndihmë  të autoriteteve civile  në zvogëlimin er pasojave nga përhapja e saj.

Mbledhjen e ka hapur sekretari i përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg, ndërsa ministrja  Shekerinska së bashku  me ministrat tjerë të mbrojtjes  kanë pasur  biseda të veçanta.

Sekretari i përgjithshëm dhe një numër i madh i ministrave të Mbrojtjes uruan për anëtarësimin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e përshëndetën  pjesëmarrjen e parë të Shekerinskës si anëtar me të drejtë të plotë, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Shekerinska u falënderua për mbështetjen  që e mori vendi ynë  për pranimin në NATO dhe e theksoi gatishmërinë tonë për bashkëpunim me aleatët në luftën kundër pandemisë.

“Jemi falënderues që miqtë tanë nga SHBA-ja, Turqia, Republika Çeke, Norvegjia, Hungaria, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Bullgaria dërguan ndihmë te ne  në këtë krizë të madhe. Ndihma  vlen shumë  sepse është në kushte të rrezikut të përgjithshëm  të të gjitha shteteve  dhe i vë në test  sistemet shëndetësore kombëtare në mbarë botën”, tha ministrja.

Shekerinska qëndron në kumtesë, ka dërguar porosi deri te sekretari i përgjithshëm  i Aleancës dhe te ministrat e mbrojtjes se “shteti ynë  mirë e di  se çka do të thotë   të merrni ndihmë  kur  është e nevojshme”; dhe e ka shprehur  gatishmërinë tonë për mbështetje  të KFOR-it në kushte të nevojave  urgjente mjekësore.

Ministrja gjithashtu dërgoi  ngushëllime për viktimat  nga pande(MEDIAL) dhe shprehu bindje se NATO me spektrin e tij të gjërë  të aktiviteteve do të kontribuojë për  ballafaqim më të shpejtë dhe më efikas me krizën shëndetësore.

Në fund të mbledhjes sekretari i përgjithshëm Stoltenberg porositi se “kriza tregoi se anëtaret tona janë të përhershme dhe të bashkuara. Forcat tona të armatosura tashmë luajnë rol të rëndësishëm  në mbështetjen  e  nismave të autoriteteve civile. Ashtu nëpër shfrytëzimin e mekanizmave të NATO-s aleatët  i ndihmojnë njëri-tjetrit në shpëtimin e jetëve”.

Mbështetjen për luftën kundër koronavirusit e koordinon komandanti i Komandës së bashkuar për Evropë, gjenerali Tod Uolters. Ndihma përcaktohet përmes  konfirmimit të nevojave dhe ofertave nga aleatët dhe partnerët dhe organizimi i transportit ajror me të cilin qindra ton pajisje dhe materiale  shkojnë drejt vendeve të cilat kanë nevojë urgjente, informojnë nga MM.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...