Shekerinska në vizitë në Letoni me ministrat e Mbrojtjes së Malit të Zi dhe Sllovenisë

Shkup, 7 korrik – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot është duke qëndruar për vizitë njëditore në Letoni, së bashku me ministrat e Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin dhe të Malit të Zi, Olivera Injac.

 

Nikoqir do të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artiks Pabriks.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, vizita e përbashkët e tre ministrave të Mbrojtjes dërgon mesazh të fuqishëm për aleancë të fuqishme rajonale, besim dhe plane për bashkëpunim akoma më intensiv.

Shekerinska do ta dakordojë përfshirjen e mundshme të Maqedonisë së Veriut drejt misionit të NATO-s “Prani e përforcuar e shpërndarë” në grupin luftarak nikoqir i së cilit është Letonia, nën komandën e Kanadasë, në kuadër të kontingjentit slloven.

Ministrat do të kenë brifing me komandantët e Brigadës së mekanizuar të forcave tokësore të Letonisë, Sandris Gaugers dhe të forcave të Kanadasë Zhan Fransoa Çauden, ndërsa do ta përfundojnë edhe vizitën në bazën e misionit dhe në selinë e kontingjentit slloven.

Vizita e përbashkët e Letonisë është edhe një hapë në frymën e përforcimit të bashkëpunimit rajonal të Mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Sllovenisë, i cili është intensifikuar veçanërisht me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Related posts

Sot përfundon aplikimi për subvencione për pajisje gazi në automjet

Z H

Zaevi do të hedhë gurthemelin e tregut në Vinicë

D V

Në Çair do të vendosen 4 kontejnerë për mbetjet organike nga therrja e kurbanëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More