Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shekerinska: Nëse Armata është trup, ju jeni zemra e tij

Shkup, 2 prill – zhurnal.mk – Me këndimin e himnit shtetëror dhe himnit të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec në Shkup filloi, solemniteti me rastin e Ditës së Brigadës së parë të këmbësorisë, në të cilën marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i Brigadës, gjenerali Besnik Emini.

Ministrja e Mbrojtjes Shekerinska theksoi se e ka nderin të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Brigadës së Parë të Këmbësorisë.

“Nëse Armata është një trup, atëherë ju jeni zemra, madje edhe shpina e atij organizmi. Ju jeni bërthama, pa të cilën ai organizëm nuk mund të ekzistojë dhe nuk mund ta tregojë fuqinë dhe vitalitetin e saj. Në atë më direkt u binda edhe unë dhe shumë kolegë të mi edhe vitin e kaluar, kur edhe ne, si dhe bota, ishim të goditur nga pandemia. Në ato momente, në pandeminë u përgjigjëm me gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa pastaj edhe gjendje krize. Dhe arsye e vetme dhe thelbësore ishte, sepse ato gjendje ishin të domosodshme, ishte për të përfituar nga ju, profesionaliteti dhe dituritë e juaja, përvoja dhe fuqia e kësaj armate. Ishit gjithkund ku shteti atë e kërkoi nga ju”, potencon Shekerinska.

Ajo nënvizoi se ushtarët së pari kanë shkuar në Dibër, ku u ndihmuan qytetarëve, të cilët të parët u përballën me koronavirusin. Pastaj ishin të pranishëm edhe në spitalet dhe rreth tyre, ku kanë vendosur tenda, dhe kanë dezinfektuar sipërfaqet publike.

Shekerinska u kthye edhe në atë se roli i Brigadës së parë të këmbësorisë është i rëndësishëm edhe për anëtarësimin tonë në NATO, duke potencuar se batalioni stërvitet sipas standardeve më të larta. Shekerinska përmendi se nga kjo brigadë njihen edhe në operacione të ndryshme paqësore të NATO-s, nga Afganistani paraprakisht edhe në Irak.

“Ju jeni ambasadorët tanë ushtarak dhe përfaqësuesit e parë”, nënvizoi Shekerinska.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski u dha mirënjohje publike anëtarëve të Brigadës së parë të këmbësorisë për cilësinë e tyre, profesionalizmin dhe rezultatet në kryerjen e detyrave të përditshme të punës.

Në solemnitet ishin ndarë shpërblime në para dhe mirënjohje për personat ushtarak dhe civil për punën e kryer në Armatë.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...