Shekerinska nga Lisbona: I bëmë hapat e parë drejt bashkëpunimit intensiv në mbrojtje me Portugalinë

Anëtarësimi në NATO na e ofroi këtë si shans të ri- ta pasurojmë bashkëpunimin në mbrojtje por edhe ta pasurojmë dhe bashkëpunimin politik me vendet që janë me rëndësi në Aleancë, por edhe vende që janë me rëndësi në BE dhe atë shans edhe këtë herë e shfrytëzojmë- të tregojmë se Maqedonia e Veriut është shtet që mbetet në marrëveshjen, se është shtet që mund të konsiderojë dhe se është shtet i cili investon në mbrojtjen e saj, por investon edhe në vlerat e Aleancës, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Lisbonë.

 

Shekerinska e cila është për vizitë të parë zyrtare të një ministri të Mbrojtjes në Portugali në 30 vitet e kaluara, ka thënë se takimet e shpeshta të suksesshme në nivel ministror dhe ushtarak, kanë hapur rrugën në marrëdhënie të mbrojtjes dhe bashkëpunim më të madh politik mes dy vendeve.

“Portugalia ka qenë një nga vendet anëtare të NATO-s e cila e para i filloi proceset e ratifikimit të marrëveshjes tonë me NATO-n që ka qenë gjest i mbështetjes miqësore dhe shans i pasurimit të bashkëpunimit tonë bilateral në mbrojtje. Prandaj edhe biseduam se si t’i pasurojmë marrëdhëniet në mbrojtje dhe si të vendosim mundësitë për bashkëpunim më të madh politik mes dy vendeve tona”, ka thënë ministrja.

Shekerinska ka thënë se tashmë është iniciuar nënshkrim i Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtje dhe se hapat e parë në intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjella në mbrojtje do të jenë stërvitjet e përbashkëta mes forcave speciale dhe në sferën e mbrojtjes kibernetike.

“Dakorduam se hapat e parë në bashkëpunimin në mbrojtje do të jenë stërvitjet e përbashkëta mes forcave tona speciale, por edhe rritja e bashkëpunimit në pjesën e mbrojtjes kibernetike, temë e cila është me rëndësi për të gjitha anëtaret e NATO-s dhe veçmas për ne si anëtare e re e 30-të e Aleancës”, ka thënë ministrja.

Lidhur me zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, Shekerinska pas vizitës në Agjencinë e komunikimeve dhe informacioneve në NATO në Lisbonë, ka thënë se kuadër i jonë tashmë ndjek kurse në këtë qendër që ofron trajnim të shkëlqyeshëm në sferën e mbrojtjes kibernetike.

Ajo shton se gjatë vizitës ka realizuar takim edhe me kolegun e tij portugez, Zhao Gomesh Kravinjo.

Related posts

Panovski: Mërgimtarët të bëjnë test për coronavirus 24 orë para se të nisen

D V

Sot në Shkup do të mbahet Konferenca “Gratë në politikën e jashtme”

N E

VMRO-DPMNE “tërbohet” pasi dëgjoi për kandidimin e Joveskit si gjykatës kushtetues

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com