Shekerinska për vizitë në SHBA – takime në Pentagon dhe Vermont

Shkup, 16 shtator  – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska prej sot qëndron për vizitë pune disaditëshe në SHBA. Shekerinska në Pentagon  do të takohet me nënsekretarin  e mbrojtjes të SHBA-së për çështje politike, Kolin Kal dhe me ndihmëssekretarin  shtetëror dhe njeriun e parë në Zyrën për çështje politike-ushtarake, Timoti Aln Bets.

“Kjo është vizita e tretë e punës nga Shekerinska në Uashington dhe në Pentagon  që paraqet vërtetim të fuqishëm  se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mbrojtës bilateral me SHBA-në e arriti maksimumin e saj historik në këtë periudhë  dhe sinjal se reformat dhe përparimi në mbrojtje  u reflektuan pozitivisht në kapacitetin aleat të Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e NATO-s, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes (MM).

Sipas MM-së, në Pentagon, Shekerinska do të drejtohet  edhe në ceremoninë për zbulim të flamurit të Maqedonisë në korridorin e NATO-s, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësuesit e Pentagonit dhe të ambasadës amerikane në Maqedoninë e Veriut.

Ministrja do të mbajë takime edhe me kryeshefin e Zyrës së Gardës nacionale, gjeneralin  Daniel Hokanson dhe komandantin e Gardës nacionale të Vermontit ,gjeneral – majori Najt.

Në Uashington, delegacioni i udhëhequr nga ministrja Shekerinska do të bisedojë edhe me drejtoreshën e Agjencisë për bashkëpunim mbrojtës të sigurisë, Hajdi Grant, ndërsa do t’i vizitojë edhe Institutin  nacional demokratik dhe Fondin nacional për demokraci, me ç’rast  do të mbajë takim me ish sekretaren shtetërore të SHBA-së, Medlin Olbrajt dhe me kryetarin e IND-së, Derek Miçell.

Gjatë vizitës në Vermont, me Gardën nacionale të së cilës, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka  bashkëpunim jashtëzakonisht të pasur dhe të gjatë, ministrja Shekerinska do të takohet me guvernatorin e Vermontit, Fil Skot, do ta vizitojë bazën e Gardës nacionale të aviacionit ku do të takohet me komandantin e bazës, kolonelin Endrju Shefçik, ndërsa do ta vizitojë edhe poligonin për planifikim dhe operacione.

Gjatë vizitës në SHBA, Shekerinska do t’i vizitojë varrezat nacionale Arlington, ku do të dorëzojë lule në varrin e ushtarit të panjohur. 

Related posts

Pa rrymë nesër një pjesë e konsumatorëve nga Komuna Qendër

D V

Sanksionohen 261 shoferë për vozitje të shpejtë

Redaksia

Arifi: “Vizitë në kompanitë: “Federbau, Alpi dhe Molika”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More