Shekerinska: Prespa është rajoni më evropian në vend, i meriton fondet më të mëdha evropiane

Resnjë, 6 tetor – Prespa është rajoni më evropian në shtetin tonë. Rajon, i cili i pret fondet më të mëdha evropiane. Por i meritoi, sepse fondet janë para, mundësi për infrastrukturë, për zgjidhje të problemeve, theksoi Radmilla Shekerinska në tubimin e sontëm në Resnjë, që është pjesë e karvanit “Më e mira për komunën time”.

Vërejti se deri para katër viteve, rajoni ka qenë tërësisht i anashkaluar dhe i harruar.

“Prespa dhe Resnja filluan me të vërtetë me shumë probleme, Por, sot, me përgjegjësi pohoj se Prespa është rajoni më evropian në vendin tonë. Fondet evropiane këtu janë të merituara, sepse ju çdo ditë këtu i jetoni vlerat evropiane. Në Resnjë nuk duhet të flitet për Bashkimin Evropian. Ato vlera ndjehen. Nuk ekzistonte përfaqësues evropian, që i vizitoi Prespën dhe Resnjën, e të mos thotë se me të vërtetë e ka ndjerë atë frymë të bashkësisë, zgjidhje të problemeve dhe dëshirë për të shkuar përpara”, tha Shekerinska.

Duke e kërkuar besimin e prespanëve për kandidatin për kryetar të komunës të koalicionit të kryesuar nga LSDM, Zhivko Gosharevski, përkujtoi se disa projekte të realizuara në nivel nacional, mes të cilave edhe rritja e rrogës minimale, rritja e pensioneve, ndihmës sociale, investimeve në infrastrukturë, hyrja e vendit në Aleancën e NATO-s…

Qeveria, nënvizoi, ka ndërmarrë obligim, siç tha, të mos i shpenzojë paratë në pallate, përmendore dhe t’i investojë në qendër të Shkupit, por të investojë atje ku nevojitet më së shumti, tek qytetarët dhe komunat. 

Related posts

Kasami: Tetova do të ketë ujë për pije 24 orë në ditë

D V

Tubim qendror i VMRO-DPMNE-së në Shkup

D V

Vullnet Murseli: Synojmë që Tetova të ketë stadium sipas gjitha standardeve ndërkombëtare

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More