Agjencia Zhurnal.mk

Shekerinska shprehet e kënaqur me ritmin e ratifikimit të Protokollit

Shkup, 27 qershor, zhurnal.mk – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Bruksel merr pjesë për herë të dytë në takimin ministror të Këshillit veriatlantik të Aleancës. Ajo është shprehur e kënaqur me procesin e ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare, ku shtoi që edhe pse ky proces është i rëndë dhe i komplikuar në rastin e Maqedonisë së Veriut, prapëseprapë lëviz shpejtë.

“Sot jam këtu si vend i cili është në proces të ratifikimit por edhe fakti që 19 vende anëtare për një periudhë shumë të shkurtër kohore përfunduan me procesin e ratifikimit, e dëshmoi sinjalin politik. Edhe ne mendojmë se nevojitet një orë e më shpejtë të jemi vend anëtar, ndërsa me këtë i kemi bindur edhe vendet anëtare të Aleancës”, tha Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Ajo shtoi se në takimin dy ditor të ministrave do të diskutohet për tema të sigurisë në lidhje me vendet anëtare të NATO-s, por edhe për çështjet globale dhe raportet me Rusinë. Shekerinska tha se pjesëmarrja në këto diskutime dëshmon se vendi tashmë është aleat i NATO-s.

“Për ne më nuk mbyllen dyert kur vjen momenti të diskutohet për çështje të rënda dhe sensitive. Jemi të pranishëm në të gjitha diskutimet dhe jemi të përfshirë me qëndrimet tona. Kjo e rrit forcën tonë, fuqinë dhe rëndësinë si shtet. Ndërsa qytetarëve u garanton siguri më të madhe dhe mundësi më të mëdha për rritje ekonomike”, theksoi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Në margjina të takimit ministror, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të realizojë takime bilaterale me ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Në takimin Ministror,për herë të parë Shekerinska mori pjesë në 13 dhe 14 shkurt të këtij viti, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...