Maqedoni

Shekerinska: Sigurimi do të kërkojë demokraci, të drejta të njeriut dhe shtet juridik funksional

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – A keni vendosur të studioni në fushën e cila së pari do të bëhet ende më e rëndësishme. Sigurimi gjatë gjithë kohës na intereson të gjithëve, e harojmë deri në momentin kur ta humbim. Sigurimi është diçka që secili duhet ta ketë në shtëpi sepse të gjithë duam të ndjehemi të sigurt në shtëpi, në rrugë, në institucione, në cilëndo hapësirë. Por sigurimi është ndryshimi i madh që i përfshiu të gjitha shtetet, gjithë planetin, nuk është vetëm çështja e kufijve dhe policisë në rrugë, e Armatës së gatshme të përballet me rrezikun. Sot siguria mbulon gjithçka dhe për atë nga Ju do të kërkohet dituri për gjithçka.

Kjo është porosia nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për studentët në solemnitet me rastin e fillimit të të vitit të ri akademik 2020/2021 në Fakultetin e Siguririmit , e cila potencoi se nga profesorët e tyre do të pritet edhe debat i gjërë.

“Sigurim është nëse do të mundet shteti të përballet me epideminë, siç e kemi rast tani. Sigurim është nëse shteti do të mundet me sukses të përshtatet në ndryshimet klimatike, nëse do të mundësojë ushqim cilësor dhe të arritshëm, nëse do t’i mbrojë sistemet e tyre kompjuterike, nëse do të na mbrojë ne, si shfrytëzues të atyre sistemeve nga sulmet e përhershme edhe në privatësinë tonë dhe të drejtat tona. A do të vendosë sistem në të cilin lajmet e rreme do të dallohen nga ato të vërteta. Sigurim do të kërkojë edhe demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti juridik fuksional”, theksoi Shekerinska.

Sipas saj, bota është reformuar, dhe megjithatë gjithçka ka ndryshuar, ndërsa në ndryshime, nënvizoi, më kontestues jemi ne njerëzit. Siç tha, nuk ndryshohen mjaft shpejtë institucionet, nuk ndryshohen shpejtë as sitemet e sigurimit, nuk ndryshohen mjaft shpejtë madje as partitë politike, madje as dilemat etike dhe morale me të cilat përballemi.

“Sigurimi do të jetë pjesë e gjithë këtyre çështjeve. Nëse nuk sigurojmë ndryshim të shpejtë, përparimi teknologjik mund të bëhet armiku ynë. Mendoj se profesioni me të cilin do të merreni do të jetë gjithnjë e më shumë i kahëzuar drejt këtij lloji të kërcënimit dhe për atë nga Ju do të kërkohet hapje e re ndaj botës”, theksoi Shekerinska.

Gara kryesore, konsideron ajo, do të jetë psikologjike, të ndikoni në frymën e kundërshtarit, të ndikoni në vlerësimet e kundërshtarit, ta shkatërroni, besimin e tij në sukses.

“Bëhuni të gatshëm për luftë korrekte me mund në vitet e ardhshme, asgjë nuk është e paarritshme”, u porositi mes tjerash dekani prof. Nikolla Dujovski studentëve të tij, ndërsa u bëri thirrje profesorëve t’i mbështesin studentët dhe t’u mundësojnë sa më shumë materiale dhe të jenë në shërbim të studentëve.

I uroi studentët dhe theksoi se në këto kohë të rënda keni vendosur të studioni, ndërsa krenar është që e kanë njohur Fakultetin e Sigurimit, si institucion që rritet dhe ndoshta është fakulteti më i madh në fushën e shkencave shoqërore sepse këtë vit janë regjistruar 231 studentë, që është me të vërtetë shifër e madhe për respekt. Janë regjistruar mes tjerash informon, 11 studentë me sukses prej 100 pikëve.

“Duhet ta ndalim procesin që gjeneratat e ardhshme të ardhmen e tyre ta shohin jashtë kufijve të shtetit”, bëri thirrje prof.dr Marjan Gjurovski, prorektor për çështje studentore në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”.

Postime të ngjashme

“Klub nate” para Qeverisë, muzikantët dhe hotelierët kërkojnë takim me Zaevin të premten

T E

Shkup: 584 raste aktive me Covid 19, më së shumti në Aerodrom, Qendër dhe GaziBabë

Z H

Lajmi i fundit/Qeveria vendos të heq PCR testin vetëm me Kosovën, me vendet tjera duhet negativ 48 orë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...