Shekerinska takon Fajon: E lumtur që Maqedonia mori këtë pozitë

nga Xh M

Bruksel, 3 dhjetor – Radmilla Sheqerinska zyrtarisht e mori funksionin e zv.sekretares gjenerale të NATO-s. Shekerinska ka përvojë të pasur në krijimin e politikave dhe arritjen e konsensusit. Ajo gjithashtu është e njohur për angazhimin për baraspeshë gjinore dhe për avancimin e raporteve transatlantike.

Në rolin e saj të ri në NATO, Shekerinska do të ketë mundësi që të ndikojë në politikat globale dhe vendimet strategjike të Aleancës.

Ajo do të ketë pagë disa fish më të lartë se funksionarët maqedonas, duke pasur parasysh se sekretari gjeneral i NATO-së merr mbi 200 mijë euro në nivel vjetor.

“Atë që mund të shoh, sot është takimi i rëndësishëm, i pari me sekretarin gjeneral z. Rute dhe zëvendësen Sheqerinska, ajo vjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe jam shumë e lumtur që shoh që edhe Maqedonia e Veriut si aleate e rëndësishëm ka marrë këtë pozitë, jo vetëm nga aspekti për baraspeshë gjinore, por gjithashtu aleate e fuqishme”, tha Tanja Fajon nga MPJ e Sllovenisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More