Shekerinska takon sekretarin amerikan të mbrojtjes në Uashington

SHBA, 18 shtator – Përkundër masave të ashpra të shkaktuara nga pandemia dhe restriksioneve gjatë takimeve me prezencë fizike, në Uashington ishte organizuar takimi midis Ministres së Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin III – thuhet në një komunikatë nga Ministria e Mbrojtjes.

Duke potencuar arritjet me anëtarësimin e RMV-së në NATO, sic transmeton KlanM komunikatën e MM-së, Ministrja Sheqerinska ka theksuar se sukseset dhe përkushtimi gjatë 30 viteve të kaluara mbajnë edhe vulën amerikane.

“SHBA-të gjatë gjithë periudhës që nga pavarësimi ishin dhe mbeten mbështetësit më të fuqishëm dhe partnerët tanë strategji”- ka theksuar Sheqerinska.

Sekretari Amerikan I Mbrojtjes, Lojd Ostin III, ka deklaruar se aleanca me RMV-në ka një rëndësi jetike për SHBA-të. Ai ka shprehur falënderime për partneritetit shumëvjeçar dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes duke shtuar se do të vazhdojë të zhvillohet me instensitet edhe më të fuqishëm.

Related posts

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

D V

Zaev: Investitorët i dërgojmë në çdo qytet dhe në çdo vend të populluar

D V

Pritjet e qeverisë për rritje ekonomike vlerësohen si joreale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More