Shekerinska: Të ndërtojmë sërish dhe më mirë

Shkup, 6 shtator – Ndërto sërish dhe më mirë, kjo duhet të jetë ambicia jonë. Funksionimi i mënyrës së vjetër më nuk është opsion, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

 

Në panel-diskutimin e parë të konferencës për rimëkëmbje ekonomike pas KOVID-it, Shekerinska theksoi se duhet të krijojmë ekonomi e cila do të jetë më pak e varur nga qymyri (less carbonated), të ndërtojmë infrastrukturë moderne, mbrojtje shëndetësore universale, të krijojmë rregulla të koordinuara të erës digjitale.

“Edhe krahas qëllimit tonë kryesor i cili është kahëzuar drejt luftës me ndryshimet klimatike, duhet të planifikojmë për efektet e ndryshimit të klimës me të cilat tashmë përballemi – shikoni zjarret, përmbytjet. Kjo kërkon rindërtim të përgjithshëm të sistemeve tona, duke filluar nga siguria, por duke shkuar drejt fushave të ndryshme. Mendoj se praktikisht, opsioni për funksionim të mënyrës së vjetër, më nuk është opsion në tryezë. Kemi parë se qeveritë mund të vendosin mjete në ekonomi dhe me siguri në periudhën pas KOVID-it ne do të duhet ta mbajmë këtë përpjekje jo vetëm në ekonomi, por edhe në infrastrukturën publike. Por, kur do t’i japim këto mjete, me të cilën do të mundësojmë ekonomia të rritet, politikat tona dhe prioritetet civilizuese duhet të jenë më të dukshme”, theksoi ministrja.

Besoj, plotësisht, se do të kemi shansë të lëshuar nëse nuk i kombinojmë subvencionet e fuqishme për kompanitë me përgjegjësi më të madhe shoqërore në lidhje me mjedisin jetësor në modele më të mira sociale dhe t’i shfrytëzojmë si pjesë e politikave tona buxhetore që sërish t’i shqyrtojmë sistemet tatimore, politikat e të ardhurave, si dhe disa nga politikat dhe teoritë kundër varfërisë.

Shekerinska porositi se duhet t’i bëjmë shoqëritë tona, jo vetëm institucionet tona, më rezistente dhe nëse nuk fokusohemi në rrënjët e jostabilitetit, pjesa më e madhe e punëve që bëhen, madje edhe në sektorin mbrojtës, nuk do të jenë të mjaftueshme.

“Prandaj, lutja ime është, të luftojmë me pabarazinë, të luftojmë me korrupsionin, t’i proanalizojmë të gjitha rregullat të cilat ishin tipike për sistemin tonë para dy viteve”, theksoi Shekerinska.

Related posts

Janë dhuruar 31 çanta me materiale për ndihmë të shpejtë në shkollat e mesme të Shkupit me rastin e ditës botërore të ndihmës së parë

D V

Zaev: Demokracia vjen nga populli për t’i shërbyer popullit

D V

Osmani në Nju Jork vendosi lule në Muzeun memorial për 11 shtatorin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More