Agjencia Zhurnal.mk

Shembet dheu në minierën e Trepçës, vdes një punëtor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në minierën e Trepçës në Leposaviq.

Një 52 vjeçar, me inicialet M.M. shtetas i Serbisë, ka vdekur të shtunën aksidentalisht, pas shembjes së dheut në një pjesë të minierës së Trepçës në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Viktima, trupi i të cilit është nxjerr mbrëmë gjatë natës dhe është dërguar për obduksion, ishte kontraktuar si punëtor servisi në Trepçë.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë për KosovaPress, se policia deri tani nuk ka asnjë informacion rreth këtij incidenti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...