Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Që prej orës 10:00 ka nisur seanca e tretë për shembjen e Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Në seancën e sotme, këshilltari i presidentit Ilir Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj është shprehur se Kuvendi nuk i ka rivlerësuar konstatimet për shkelje të kreut të shtetit, Ilir Meta. Në fjalën e tij, duke reshtuar argumentat kundër palës së paditur, Dervishaj tha se çështja ka nisur që në vitin 2018, i njëjti vit që përkon me ‘rënien’ e Gjykatës Kushtetuese nga procesi i Vettingut. Sipas tij, Kuvendi ndryshoi titullin dhe procedurën e ligjit, duke e dërguar tek kreu i shtetit si të ri, pa i vlerësuar konstatimet për shkelje. 

“Çështja ka nisur që në 2018 mars, që përkon dhe me daljen jashtë funskionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë. Presidenti e vlerësoi me seriozitet, jo vetëm ligjim special, por edhe qëndrimet publike të shoqërisë civile, ekspertëve dhe aktorëve pro dhe kundër, si dhe ktheu me dekret ligjin. Kuvendi duhet të merrte kohën e duhur deri në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi mori dekretin e Presidentit dhe e vendosi parimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e procedura dhe e çoi te Presidenti si një ligj të ri. Rezultoi se Kuvendi, nuk kishte rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Përpjekja e vetme ishte të hiqte emrin e kompanisë propozuese dhe atë të zëvendësonte me paragrafë që çonin po te e njëjta kompani,”- është shprehur Dervishaj.

Më tej, argumentimin e tij këshilltari i Metës e ka vijuar me pretendimet se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Po ashtu shton se të zgjedhurit e Tiranës, nuk u ndalën para vendimit të prishjes, edhe pse iu tërhoq vëmendja nga shumë institucione të tjera.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...