“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” producenti Sokol Guga mbledh shqiptarët e suksesshëm në Luginën e Preshevës

nga Redaksia

Edicioni i 4 i spektaklit të madh Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës për herë të parë do të shkojë në një qytet që gjithmonë është në vëmendje të të gjithë shqiptarëve, Lugina e Preshevës.

Sapo ka përfunduar edicionin jubilar të spektaklit Krishtlindje në Tiranë, Sokol Guga ka rindezur motorrët për të realizuar edixionin e 4 të spektaklit të madh në nderim të Shenjtores së madhe Terezë.

Por cilët janë shqiptarët e suksesshëm që do të nderohen këtë vit me cmimin Nënë Tereza? Cilët janë ata shqiptarë që me punën, përkushtimin, pasioni, vullnetin kanë ngritur perandoritë e tyre të biznesit në mbarë botën ku ata punojnë e jetojnë shqiptarë.

Stafi i gazetës tonë, ka hulumtuar për emrat e parë që janë lakuar në zyrën e Gugës, dhe ndër emrat e veçantë ishte ai i ish Presidentit kroat Stipe Mesic, i cili është kontaktuar sëbashku me Z. Idris Sulejmani, një shqiptarë dhe një patriot i madh ku ka ndihmuar jo vetëm në kauza sociale por edhe kombëtare.

Do të jenë 12 personalitete që do të marrin trofeun e bukur, dizdnjuar nga skenografi i mirënjohur shqiptar, Bledar Gërcaliu i cili do të dizenjojë edhe skenografinë e këtij edicioni të Shën Terezës.

Të drejtat televizive i ka televizioni Kombëtar Klan Plus, i cili producenti Sokol Guga ka një bashkëpunim disa vjecar.
Presim të shohim një tjeter magji të Guga Production, ashtu siç vetëm ai di ti realizojë e ti përkushtohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More