Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

nga I.A

Shkup, 19 prill – Kriza me të cilën do të përballet sektori i shëndetësisë do të jetë e hatashme, e pa menaxhueshme, dhe vështirë e rikorporushme. Ikje masive e infermiereve drejt vendeve evropiane, ky sektor po rrezikon të mbetet pa personel adekuat. Më tragjike në këtë situatë është pasiviteti dhe heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë sikurse nuk po ndodhë asgjë përreth e aq më pak me shëndetësinë. Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia e Veriut. Këtë alarm e ka ngritur Shoqata e Infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv në RMV. Për një vit ky numër shkon në 120 e më lartë, që i bie një periudhë të shkurtë kohore vendi do të ngelet pa infermier, shkruan Zhurnal.

Nëse mungon një hallkë shëndetësia nuk mund të funksionojë –

Infermierët janë hallkë shumë e rëndësishme për funksionimin normal të shëndetësisë, dhe nëse kjo hallkë mungon shëndetësia “bankroton” dhe humbë rendin e funksionimit. Infermierët janë në kontakt të përditshëm e të përhershëm me pacientët gjatë hospitalizimit. Mjekët vetëm shkruajnë terapinë dhe realizojnë vizitat, pjesën tjetër të kohë pacientët janë në dorë të infermiereve.

Dhe, nga këtu kuptohet rëndësia dhe pesha e punës së infermierëve. Por, siduket puna e tyre nuk po vlerësohet mjaftueshëm në vend prandaj ata po kërkojnë vlerësim dhe kushte më të mira larg vendit të tyre. E për këtë Ministria e Shëndetësisë as që brengoset të hartojë ndonjë plan veprimi se si ta ndalë këtë ikje masive të infermiereve.

Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia e Veriut. Këtë alarm e ka ngritur Shoqata e Infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv në RMV.

Nga kjo shoqatë theksojnë se infermieret kërkojnë rekomandime nga shoqatat dhe spitalet ku punojnë dhe më pas largohen jashtë vendit për punë, më së shumti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër, Kroaci, etj.

“Infermieret duan të mësojnë dhe të largohen, dhe nuk duan të punojnë në Maqedoni, arsyeja është paga e ulët, ka shumë punë. Jemi të mbingarkuar. Jemi një numër i vogël. Një motër punon sa për tre veta. Një infermiere në kujdesin intensiv kujdeset për 5-6 pacientë. Kjo është shumë. Një infermiere duhet të kujdeset për një pacient. Kemi kaluar kovidin, kemi kaluar shumë momente të vështira dhe ende nuk kemi mirëkuptimin e institucioneve të rëndësishme për të vlerësuar punën tonë”, theksoi kryetarja e shoqatës së infermiereve, Juliana Kazanxhiska.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e personelit mjekësor?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Pasojat e ikjes së mjekëve?

Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More