Problemet familjare, kushtet ekonomike, stresi dhe mbingarkesa e përditshme bëhen shkaktarë për të krijuar çrregullime të mëdha të humorit, sjelljes dhe ankthit.
Nga ana tjetër, akoma më e vështirë paraqitet situata për ata persona, të cilët janë diagnostikuar apo janë të predispozuar gjenetikisht për të pasur probleme të shëndetit mendor duke dëmtuar rëndë cilësinë e jetës së këtyre individëve.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në shtimin e rasteve të atyre që vuajnë nga probleme të Shëndetit Mendor? Sa po ndikon evolucioni teknokogjik në çrregullimet e sjelljes tek fëmijët dhe adoleshentët? Cilat janë problemet e shëndetit mendor në shoqërinë shqiptare? A po ndikon frikshëm në shëndetin mendor të popullatës pandemia e koronavirusit ?