Shënimi i Ditës së policisë, regjim i posaçëm për qarkullim në komunën e Aerodromit

nga Redaksia

Shkup, 7 maj – Sot në Shkup do të mbahet manifestimi qendror i 7 majit – Ditës së policisë së Maqedonisë.

Manifestimi qendror do të jetë në parkun në komunën e Aerodromit ku janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend, ndërsa në kuadër të manifestimit është paraparë ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore.

Me rastin e shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë në periudhën prej orës 8 deri në orën 18 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në këtë pjesë të qytetit. I mbyllur për qarkullim do të jetë bulevardi “ASNOM” nga udhëkryqi me bulevardin “Srbija” deri në udhëkryqin me bulevardin “Fevruarski pohod”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More