Shënimi i Javës Evropiane të Imunizimit në Parkun e Qytetit në Shkup

nga Redaksia

Shkup, 27 prill – Nën moton “Mbrojmë gjenerata”, me figurat fëmijërore “Bibi dhe Bobi” dhe shfaqjen e baletit të fëmijëve, sot në Parkun e Qytetit në Shkup, në skenën e hapur “Guaca”, do të shënohet Java Evropiane e Imunizimit. 

Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, OBSH-në dhe UNICEF-in, të mbështetur nga USAID-i dhe BE-ja, fjalime do të kenë euroambasadori Dejvid Gir, përfaqësuesja speciale e OBSH-së, dr. Ane Johansen, përfaqësuesja e UNICEF-it dr. Patricia di Xhovani dhe një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë. 

“Bashkë ta ngritim vetëdijen për rëndësinë e imunizimit, si segment i rëndësishëm për ndërtimin e imunitetit kolektiv, parandalimin e epidemive dhe sigurimin e brezave të shëndoshë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More