Agjencia Zhurnal.mk

Shenjat e hershme që tregojnë se jeni në rrezik për t’u prekur nga Parkinson

A lëvizni shumë gjatë gjumit?

A keni humbur ndjenjën e nuhatjes?

Njohuri të reja lidhur me sëmundjen e Parkinsonit sugjerojnë se këto mund të jenë shenja të hershme të ndryshimeve në tru, që do të thotë që jeni në rrezik më të madh për zhvillimin e Parkinsonit.

Kur njerëzit flasin për sëmundjen e Parkinsonit, imazhi që më së shpeshti vjen në mendje është një person i moshuar që dridhet dhe ka vështirësi të lëvizë. Dhe, në fazat e mëvonshme të Parkinsonit, kjo shpesh është e vërtetë. Bradikinesia (një term mjekësor për lëvizje të ngadalësuar) dhe dridhje (dridhja që mund të jetë aq e shquar në Parkinson) janë dy nga simptomat më të rëndësishme të sëmundjes.

Por kërkimet gjatë 15 vjetve të fundit kanë filluar të hedhin dritë mbi disa nga ndryshimet dhe simptomat që ndodhin shumë më herët, ndonjëherë para ndryshimeve në lëvizje. Ndryshimet mund të jenë netë pa gjumë apo me gjumë jokualitativ, humbja e ndjesisë së nuhatjes dhe kapsllëku.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...