Agjencia Zhurnal.mk

Shënohen mbi 530 mijë raste me koronavirus në tërë botën

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.
Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 532,816ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.Ndërsa edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar.Vedni më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar.Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594, dkuke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,130.Në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 174 të infektuar me Covid-19.Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarveItalia: 80.539 të infektuar dhe 8,265 viktimaSpanja: 57,786 të infektuar dhe 4,365viktimaKina: 81,340 të infektuar dhe 3,292 viktimaSHBA: 85,594 të infektuar dhe 1,130 viktimaGjermani: 43,938 të infektuar dhe 2367 viktimaIran: 29,406 të infektuar dhe 2,234 viktima

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...