Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shënohet 70 vjetori i themelimit të arkivit të Shtetit

 Shkup, 1 prill – Zhurnal – Arkivi Shtetëror është themeli i identitetit tonë, dëshmitar i historisë, kulturës dhe traditës sonë dhe pa dyshim që ka një rol të rëndësishëm kryesisht si mbrojtës i kujtesës sonë kolektive dhe vlerave kombëtare. Tempull historik shkencor që është një lloj ure në mes të kaluarës dhe së ardhmes, por gjithashtu roje e historisë sonë dhe fener për të ardhmen tonë, porositen folësit në akademinë solemne, me realizimin e së cilës sot në Shkup, u shënua 70 vjetori i themelimit të Arkivit.

Kryeministri Zoran Zaev, në fjalën e tij para të pranishmëve e theksoi rëndësinë e Arkivit Shtetëror si një institucion i rëndësishëm historik, shkencor dhe kulturor, i cili është kujdestari i historisë, kulturës, gjuhës dhe traditës sonë , të cilat, siç theksoi ai, janë nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar.

“Ky institucion është themeli i identitetit tonë, dëshmitar i historisë, kulturës dhe traditës sonë dhe pa dyshim që ka një rol domethënës, mbi të gjitha, si mbrojtës i kujtesës sonë kolektive dhe vlerave kombëtare”, tha kryeministri Zaev.

Arkivi Shtetëror, theksoi ai, është tempull historik shkencor, i cili është një lloj ure në mes të kaluarës dhe të ardhmes.

“Arkivi Shtetëror është një nga shtyllat e identitetit dhe afirmimit tone në planin ndërkombëtar. Detyrimi ndaj brezave të ardhshëm për ruajtjen e pakushtëzuar të historisë dhe pasurisë sonë kombëtare bie mbi supet e Arkivit Shtetëror”, tha Zaev.

Drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërstevski, në fjalën e tij theksoi se ky institucion është ndërtuar si një institucion i rëndësishëm shtetëror në 70 vitet e kaluara dhe është thesar i dokumenteve origjinale, letrave, fotografive dhe materialeve të tjerë nga revolucionarë të njohur të Ilindenit, edukatorë dhe shkrimtarë, artistë, aktivistë socialë, si dhe dokumente nga proceset, ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme politike dhe historike për vendin tonë. b

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...