Shënohet 75 vjetori i formimit të Lidhjes së shoqatave të pensionistëve

Shkup, 20 shtator – Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë sot organizon ngjarje për shënimin e 75 vjetorit të formimit, në të cilin do të ketë fjalim kryetari i Qeverisë Zoran Zaev. Fjalim do të ketë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, si dhe kryetarja e Lidhjes, Stanka Trajkova.

Lidhja e shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë është formuar në vitin 1947, ndërsa cilësi të personit juridik ka nga 27 prilli i vitit 1971 kur është regjistruar në Regjistrin e MPB-së si organizatë shoqërore.

Ky është asociacion joqeveritar jopolitik multietnik në të cilin janë të anëtarësuar 53 shoqata të pensionistëve, vullnetarisht të bashkuar për shkak të mbrojtjes dhe avancimit të qëllimeve të përbashkëta dhe interesave të shfrytëzuesve në shtet. 

Related posts

Ndërtimi i Pishinës në Çair po bëhet realitet

Z H

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur pse janë rritur rastet me COVID-19 në Tetovë

D V

Banorët e Matkës sot pa ujë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More