Shënohet dita e boshnjakëve në Shkup, Xhaferoviç: Open Ballkani i panevojshëm

Shkup, 28 shtator – Me vendosjen e luleve të freskëta në Memorialin dedikuar viktimave të pafajshme civile të gjenocidit në Srebrenicë u shënua  dita ndërkombëtare e boshnjakëve në prani të anëtarit të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviç. E pyetëm se përse Bosnja dhe Hercegovina nuk është pjesë e “Open Ballkan”, ai tha se një iniciativë e tillë nuk është e nevojshme pasi që veçmë një e njëjtë është nënshkruar në Sofje, gjatë procesit të Berlinit.

 “Е gjithë ajo që po flitet në përmbajtjen e “Open Ballkanit”, por edhe më gjerë, është pranuar në Sofje nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor më 10.11.2020. Tani shkojmë në drejtim të zbatimit, por nuk e di se pse dikush është kundër? Ata që kanë diçka kundër, na lënë të dyshojmë kur bëhet fjalë për iniciativa të reja”, tha Shefik Xhaferioviç – anëtar i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në lidhje me regjistrimin e popullsisë në vend,  Xhaferoviç inkurajoi të gjithë komunitetin boshnjak të regjistrohet ashtu siç ndjehen.

 “Të jenë ajo që janë dhe të deklarohen ashtu siç ndihen, se janë boshnjakë, me plot zemër, qytetarë të Maqedonisë së Veriut, në kuptim etnik, se janë boshnjakë dhe se gjuha e tyre amtare është gjuhë boshnjake”, shtoi Xhaferoviç.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 17.018 boshnjakë, apo 0.84 për qind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve. Ndryshe janë organizuar sërë aktivitetesh për shënimin e ditës së boshnjakëve, njëra prej tyre është mbajtja e akademisë solemne ku do të marrin pjesë profesor, intelektual nga mbarë rajoni. Kjo datë në kalendarin e Kombeve të Bashkuara llogaritet si Ditë ndërkombëtare e Boshnjakëve. Boshnjakët në Maqedoni kanë kontinuitet shumë shekullor dhe bartës të prosperitetit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe zhvillimin e shtetit në përgjithësi

Related posts

Hulumtim “Ngacmimi onlajn në mediat sociale: Dy të tretat e vajzave përballen me ngacmim seksual në rrjetet sociale

D V

Editorial/ Për 19 vite u gjelbërua BDI-ja, ndërsa për ambientin duhen edhe 19 vite të tjera !?

Z H

Spasovski: ASK-ja është agjenci moderne dhe evropiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More