Shënohet dita ndërkombëtare e gjuhës së shenjave

Shkup, 23 shtator – Unioni kombëtar i personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shënon 23 shtatorin – Ditën ndërkombëtare të gjuhës së shenjave.

Në kuadër të ditës së sotme, Unioni organizon tribunë në temë “Pozita sociale dhe papunësia tek personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, përfaqësim i gjuhës së shenjave në shtetin tonë dhe procesi i standardizimit të tij”.

Kryetari i Unionit kombëtar të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, Tomica Stojanovski para fillimit të tribunës e uroi Ditën ndërkombëtare të gjuhës së shenjave dhe i përshëndeti të gjithë të shurdhrit të cilët e shfrytëzojnë gjuhën.

“Në botë ekzistojnë 72 milion persona që përdorin këtë gjuhë, më shpesh ata janë njerëz që jetojnë në vendet në zhvillim. Ndërsa anglishtja përdoret ndërkombëtarisht, njerëzit e shurdhër përdorin një gjuhë ndërkombëtare që ka një fjalor të kufizuar dhe shenjat e gjuhës ndërkombëtare të shenjave janë më të thjeshta dhe më të lehta për t’u kuptuar nga njerëzit që nuk dëgjojnë”, tha Liza Velkova, sekretare e përgjithshme e Unionit të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska theksoi se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” nënkupton përfshirjen e të gjithë qytetarëve në jetën e përditshme të rregullt në vendin tonë. Shahpaska shtoi se Unioni Kombëtar i të Shurdhërve merr mbështetje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes një programi vjetor për të mbështetur OJQ -të dhe sindikatat kombëtare për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar standardin e tyre.

Ligji për gjuhën e shenjave, në vendin tonë është miratuar në vitin 2009 dhe prej atëherë e deri më sot ka rreth 190 interpretues të gjuhës së shenjave.

“Kjo natyrisht nuk është numër i mirë, ne si Qeveri dhe Ministri bëjmë përpjekje për ta bërë interpretuesin të qasshëm për të gjithë personat të cilët i adresojnë pyetjet deri tek organet e administratës shtetërore, institucionet, njësitë e vetëqeverisjes lokale, organet e gjyqësisë, institucione arsimore dhe të tjera, ku kanë nevojë”, shtoi ministrja.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përgatit vendim të ri ligjor për punësimin e personave me aftësi të ndryshme, duke i përfshirë edhe personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.

Spase Dodevski, koordinator për implementimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara theksoi se Qeveria ka obligim bazë për të koordinuar dhe bashkëpunon në niel ditor me aleatët dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave vazhdoi me tribunë në të cilën diskutohen çështje të rëndësishme për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, gjegjësisht pozitën e tyre sociale, papunësinë, si dhe përfaqësimin e gjuhës së shenjave në shtet.

Related posts

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Stevanoviq: Unë jam për masa të rrepta për personat e pavaksinuar

D V

Tetovë/ Vdes nga covid një pacient, kishte marë 2 doza “Sinovac”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More