Agjencia Zhurnal.mk

Shënohet edhe viktima e tretë nga korona virusi, vdes gruaja që ishte në respirator

Shkup, 25 mars – Zhurnal.mk – Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndëruar jetë gruaja 66 vjeçare nga Dibra që prej të parave ishte transferuar në këtë Qendër Klinike, informon Zhurnal.

Pacientja e ndjerë prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe ishte në respirator. I hospitalizuar është edhe bashkëshorti i saj.

Ata dolën pozitiv më 6 mars, pasi më 27 shkurt ishin kthyer nga Bresha e Italisë.

Së pari të dy ishin në gjendje stabile, por pastaj gruas iu përkeqësua gjendja dhe u vendos në respirator. Ajo tanimë është viktima e tretë në Maqedoni nga korona virusi.

Ndryshe në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 29 raste të reja me korona virus, me çka numri i përgjithshëm tani është 177 persona./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...