Agjencia Zhurnal.mk

Shënohet Java evropiane e mobilitetit në Shkup

Shkup, 20 shtator – Në suaza të shënimit të Javës evropiane të mobilitetit sot te Guaca në Parkun e qytetit do të mbahet ngjarje “Velo Rodeo” në organizim të shoqatës së qytetarëve “Eko Logik”.

Ngjarja është mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, ndërsa të drejtë të pjesëmarrjes kanë nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën në shkollat fillore të cilët kanë dëshirë të ngasin biçikletë dhe të argëtohen në mënyrë edukative.

Për shkak të pandemisë me Kovid-19, organizatorët paralajmërojnë se ngjarja do të mbahet siaps protokollit zyrtar për organizim të ngjarjeve publike në respektim të tërësishëm të masave shëndetësore.

Java evropiane e mobilitetit, e cila tradicionalisht mbahet çdo vit nga data 16 deri më 22 shtator, këtë vit mbahet nën moton “Mobilitet me 0 emisione për të gjithë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...