Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri pas një muaji

Në Shqipëri janë rikthyer vdekjet nga COVID-19 pas më shumë se një muaj pa asnjë fatalitet.

 

Në të dhënat e fundit që bën publike Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se ka humbur jetë një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar.

Rasti i fundit me vdekje nga coronavirus në vendin tonë ishte shënuar më 26 qershor.

Që prej nisjes së pandemisë, në Shqipëri ka pasur 2 457 humbje jete nga COVID-19.

Sa u takon rasateve të reja, nga kryerja e 3 316 testime kanë rezultuar të prekur 30 persona.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa vihet re një rritje e rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor duke e çuar numrin në 17 pacientë.

Related posts

Masat kufizuese frenojnë turizmin në Shqipëri

N E

Rriten infektimet, 1079 raste dhe 5 viktima në 24 orë, mbi 12 mijë raste aktive

D V

Për 6 muaj 105 viktima në Shqipëri si pasojë e aksidenteve rrugore

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com