Agjencia Zhurnal.mk

Shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi

Shkup, 21 qershor, zhurnal.mk – Shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi. Brenda javës së shkuar janë regjistruar 59 raste të reja, numër ky i cili është i përgjysmuar krahasuar me javët e shkuara. Epidemiologët thonë se situata me fruthin në kryeqytet po qetësohet sepse vaksinimi ka arritur rreth 95% ndërsa në qytetet e tjera të vendit mbeten ende shumë qytetarë të pa vaksinuar. Më kritike gjendja paraqitet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë të cilat kryesojnë për nga numri i të prekurve dhe tek të cilat vazhdon procesi i vaksinimit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash, numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka arritur në 1814 ndërkaq në nivel shtetëror që nga dhjetori janë vaksinuar mbi 30 mijë persona.

“75% e të prekurve janë të pa vaksinuar apo të pa vaksinuar me dy doza. Më shumë raste ka nga 1 deri 4 vjeç megjithatë dominon mosha e të prekurve që janë të moshës mbi 30 vjeç. Ajo e cila është karakteristike për këtë javë është se në mesin e të prekurve ka 6 të punësuar shëndetësor nga Shkupi, Kumanova dhe Manastiri. Vaksinimi në territorin e Shkupit ka shënuar përmirësim, ku kemi për momentin të regjistruar rreth 94% vaksinim të personave të pa vaksinuarr”, tha Zharko Karaxhoski, Instituti i Shëndetit Publik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...