Agjencia Zhurnal.mk

Shënon rënie numri i vdekshmërisë te foshnjat e lindura para kohe

Shkup, 17 nentor – Shënon rënie vdekshmëria tek foshnjat e lindura para kohe. Nga viti 2016 e deri këtë vit, numri i vdekjeve është përgjysmuar, gjegjësisht nga 25% sa ka qenë në vitin 2016, ka rënë në 12%. Rreth 80% e rasteve të cilat nuk kanë mbijetuar kanë qenë foshnja nën 28 javë, dhe nën 1000 gram. Në nivel botëror, para kohe lindin 15 milion foshnja. Në nivel vjetor në vendin tonë, rreth 600 foshnja lindin para kohe.

Ka filluar procesi për furnizimin e tre respiratorëve më frekuentim të lartë,secili në vlerë prej 30,000 euro, veçmë janë siguruar 2 pastrues të ajrit, në vlerë prej gjithashtu 30,000 euro. Janë siguruar mejete për aparat për respiratorë jo invaziv, jemi në komunikim me ministrinë për blerjen e rentgenit të ri digjital për foshnjat- deklaroi Viktorija Jovanovska, Drejtore e Klinikës së Gjinekologjisë – Shkup.

Po bëhet trajnim i personelit i cili trajton foshnjat e lindura para kohore. Po bëhen procedura të cilat kanë të bëjnë me vendosje të protokolleve të cilat deri atëherë nuk janë zbatuar në vendin tonë, në repartet që janë tejet të rëndësishme për këtë çështje sepse pikërisht vendosja e këtyre standardeve dhe protokolleve ndërkombëtare do të thotë sukses në parandalimin e vdekjes së foshnjave të lindura para kohe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...