​Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me SHSKUK-në

nga D V

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë nënshkruar sot vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe kadetët policorë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi.

“Memorandumi i bashkëpunimit deri më tash ka rezultuar i suksesshëm me kontrollimet mjekësore/psikologjike për rekrutët e rinj policorë dhe kontrollimi sistematik i punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilat janë realizuar në QKUK për rekrutët dhe punonjësit policorë nga rajoni i Prishtinës, si dhe të atyre nga të gjitha drejtoritë rajonale të PK-së në spitalet e përgjithshme të SHSKUK-së.

Zyrtarët policorë janë në shërbim dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre policore në çdo kohë, andaj përkrahja në trajtimin e tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre në shërbim të qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More