Agjencia Zhurnal.mk.

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” sot njoftoi se sipas marrëveshjes së nënshkruar me Hallk Bank, krahas shërbimeve ekzistuese, në sportelet e tyre mund të kryhen shërbime të reja.

Duke filluar prej dje, 27 korrik 2021, në sportelet e tyre mund të kryeni këto shërbime: pagesë me fletëpagesë (formulari PP10) për persona fizikë, pagesë të pensionit për persona fizikë rezidentë me urdhër për pagesë në para të gatshme (formulari PP40), vetëm për pagesë të pensionit nga xhirollogaria e personave fizikë – rezidentë të cilët pensionin e marrin në xhirollogarinë në Hallk Bank SHA Shkup.

Mund të bëhet transferim i mjeteve nga një xhirollogari në tjetër me urdhër për transferim të mjeteve (formulari PP30), pagesë me para jo të gatshme të shpenzimeve publike (nga xhirollogaria e klientit drejtë xhirollogarisë së thesarit me pagesën e të ardhurave publike (formulari PP50), transferim i mjeteve jo të gatshme nga urdhërpaguesi drejtë më shumë pranuesve (formulari PP30).

Deri më tani në njësitë e rrjetit postar në gjithë territorin e shtetit mund të bëhej pagesë e shpenzimeve të përgjithshme, pagesë në tregun ditor nga persona juridikë, pagesë të shpenzimeve publike me formular PP50.

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy