Shërbimet administrative edhe nesër do të lëshojnë dokumente personale të gatshme për qytetarët

nga D V

Shkup, 1 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (02.08.), Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht të gjitha njësitet rajonale në kuadër të Departamentit, si dhe pikat në obketin e RTVM-së dhe “Beko-s” në Shkup do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale të qytetarëve (dokumente të udhëtimit, letërnjoftime dhe patentë shoferë).

Në Shkup (RTVM dhe “Beko”) shërbimet administrative do të punojnë në periudhën nga ora 08:00-16:00, ndërsa në të gjithë vendin shërbimet administrative rajonale do të punojnë në periudhën nga ora 08:00-12:00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More