Agjencia Zhurnal.mk

Shërbimet online, Kostani: Tani ndryshon profili i punonjësve të administratës, pse e- Albania është vendi i duhur për këtë revolucion

Tiranë, 6 janar – Prej sot 472 shërbimë të cilat më parë ofroheshin në letër prej sporteleve kanë kaluar online në dispozicion të qytetarëve. Romina Kostani drejtoresha e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov, pranë AKSHI-t, e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka shpjeguar rolin që do të kenë tani sportelet dhe punonjësit e administratës.

“Kemi filluar një fushatë sensibilizimi ku të njoftojmë qytetarët dhe ta bëjmë sa më të dukshëm këtë proces. Pjesa e parë përfshin 472 shërbime online, kurse deri në fund të vitit 2020 synohet 90%. Kjo është një risi për vendin tonë. Me e- albania kemi arritur 1 milion përdorues pra sot kjo është një platformë e konsoliduar dhe qytetarët janë të njohur dhe është vendi i duhur për ta bërë këtë revolucion.

Kalimi i shërbimeve online ne e kemi kaluar në 2016 për lejet e ndërtimit. Ishte një proces për biznesin dhe qytetarët dhe gjithë përdoruesit u mësuan dhe nuk patën probleme. Po ashtu dhe me shërbime të tjera. Për të reduktuar sa më shumë vështirësitë e qytetarëve apo aksesimin në e- albania do të ketë një trajnim të administratës për të ndihmuar qytetarët për të përdorur e- albania. Punonjësit do t’i ndohmojnë qytetarët për të hapur profilin e tyre dhe për të aplikuar shërbimet. Zakonisht kjo ndodh me moshën e tretë. Besoj se ata do të paraqiten në sportelet e ISSH dhe do të ndihmohen nga sportelistët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...