Shërbimet publike dhe transparenca/ Teuta Arifi: Komuna është në shërbim të qytetarit!

Bashkë me ministrin për shoqëri informatike dhe administratë z.Jeton Shaqiribsot prezantuam projektet për sa i përket digjitaëizimit të shërbimeve publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Komuna në shërbim të qytetarit – ky është synimi ynë për katër vitet e ardhshme. Qëllimi ynë është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për qytetarët, një ad- ministratë më transparente e efikase dhe përfshirja e qytetarëve në të gjitha vendimet kryesore për komunën.

Duke ndërtuar një qendër moderne të shërbimit komunal jashtë qendrës së qytetit, e cila do të jetë gjithashtu shtëpia e re për komunën e qytetit, ne krijojmë një qendër ku qytetarët do të pajisen me të gjitha shërbimet publike në një pikë të vetme kontakti. Zhvendosja, gjithashtu, do të krijojë kushte që hapësira e tanishme e komunës të kthehet në një qendër parkimi, e nevo- jshme për qendrën e qytetit.


Qytetarët, nëpërmjet digjitalizimit të plotë të shërbimeve tona, mund të ndjekin kërkesat e tyre dhe të shohin statusin në kohë reale.

Digjitalizimi, gjithashtu, do ta rrisë transparencën dhe do ta parandalojë korrupsionin në administratë. Më tej, ne do të instalojmë një Ombudsman të pavarur dhe një platformë anonime sinjalizuese digjitale ku qytetarët mund të raportojnë incidente në administratë. Të gjithë pozicionet drejtuese në administratën publike do të verifikohen, që d.t.th. një kontroll i dyfishtë mbi kualifikimin e tyre ligjor, moral dhe profesional.

Ne angazhohemi për një politikë të dyerve të hapura, që do të thotë se kryetari i komunës do të mbajë takime me qytetarët një herë në dy javë – jo vetëm në komunën e qytetit, por edhe në zyrat e reja të shërbimit publik në fshatra.

Komuna është e qytetarëve. Prandaj, qytetarët do të kenë të drejtën që të vendosin për të gjithë vendimet kryesore në komunë. Kryetari i komunës do të mbajë referendum për të gjithë projektet dhe vendimet kryesore.

Gjithashtu, do të zbatojë modele moderne të pjesëmarrjes demokratike për të gjithë projektet në hapësirat publike, ku qytetarët që në fillim do të inte- grohen në zhvillimin e projektit. Qytetarët mund të propozojnë projekte në lagjet e tyre dhe ata do të votohen nga qytetarët, Këshilli Komunal dhe do të zbatohen nga komuna.

Përgjatë katër viteve realizuam:
• Takime të kryetares së komunës me qytetarët në bazë të rregullt – ditë e hapur në çdo të dytën javë.
• Mbajtja e forumeve ku qytetarët kanë zgjedhur projekte prioritare për zbatim (Rindërtimi i ambienteve të Qendrës Rinore dhe rindërtimi i kopshtit në Qendrën Sportive).

Projektet e ardhshme:
• Zgjidhjet inovative të shërbimeve komunale në komunën e Tetovës do të mundësojnë digjitalizimin e shumicës së shërbimeve komunale, trajnimin e administratës dhe qytetarëve/bizneseve në përdorimin e këtyre shërbimeve.

Me implementimin e platformës digjitale të informacionit gjeo-informativ TIK, synimi ynë është integrimi i të gjithë proceseve manuale komunale në nivel digjital. Shërbimet e inspektimit do ta përshpejtojnë përgatitjen e raporteve nga inspektimi në terren; lëshimin e ekstrakteve nga planet urbanistike në formë të automatizuar; sigurimin e të dhënave për planifikimet e shtëpive; prezantimin publik të planeve urbanistike të përgatitura; përpunimin e kërk- esave dhe lëshimin e certifikatave nga qytetarët e kompanitë, mbledhjen e taksave dhe shërbimet tjera komunale.

Related posts

Mersel Bilalli: Ndoshta pa Qeveri, Maqedonia do të funksiononte më mirë

D V

Normalizohet trafiku i rrugës Veles-Gradsko

D V

Filloi skriningu, nga sot nxënësit do të testohen për covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More