Agjencia Zhurnal.mk

Shërbimet qeveritare nga tash do kenë shumë kujdes në shpërndarjen në rrjetet sociale

Shkup, 28 qershor – Shërbyesit administrative dhe kabinetet që punojnë në kuadër të bartësve të institucioneve duhet të tregojnë të vërtetën e të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë objektivitetin si dhe vendimet në bazë të analizave dhe të vendosin interesat e institucionit para atyre private por edhe të jenë shumë të kujdesshëm në atë që publikojnë në rrjetet sociale, përcjell Zhurnal.mk.

Me këtë, qeveria publikon 9 rregulla për sjelljen e shërbyesve qeveritarë në rrjetet sociale të cilëve ju rekomandohet që të mos publikojnë në rrjetet sociale publikime me përmbajtje ofenduese e mes tyre edhe:

  • Nuk publikohen informacione të cilat shkelin të drejtët e autorit,
  • Nuk publikohen informacione të cilat bëjnë promovime individuale dhe favorite për subjektet juridike e fizike dhe konkurrencë lojale,
  • Nuk publikohen informacione të cilat kanë status të ngjajshëm me informacionet të cilat ndajnë kolegët e tyre dhe përbëjnë rizik personal pa dallim nëse ka të bëj me kriminalitet, terrorizëm ose spiunim,
  • Nuk publikohen informacione të cilat mund të shihet identiteti i personave të mitur pa marrjen e lejes së prindërve,
  • Nuk publikohen informacione të cilat nuk janë të vërteta dhe në këtë rast duhet të kërkohet këshillë nga kolegët,
  • Nuk publikohen informacione të cilat për herë të parë publikohen në kanalet sociale të qeverisë ose institucioneve përkatëse,
  • Nuk publikohen informacione të cilat nuk janë të sakta, spekulime e që do sjellin huti tek qytetarët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...