Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shërbimi efektiv provues, parakusht për sistem cilësor ndëshkues- korrektues

Shkup, 30 mars – Suksesi i një sistemit ndëshkues korrektues është proporcionalisht i drejtë me suksesin e risocializimit dhe rehabilitimit të personave të dënuar, ka deklaruar sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në fjalimin e ngjarjes përmbyllëse të tuining projektit “Forcimi i sistemit ndëshkues korrektues dhe shërbimit provues”.

Ministri Mariçiq ka informuar se për momentin kemi 11 zyra funksionale provë dhe 34 nëpunës, derisa vënia e shërbimit të provës sipas tij në masë të madhe do të ndihmojë në ri-integrimin dhe rehabilitimin e kryerësve dhe do të kontribuojë në uljen e kryerjes së sërishme të veprave penale, do të sigurojë ndihmë të forcojë ndjenjën e sigurisë te viktimat e veprave penale dhe do të ndihmojë të ulet popullata në burgje.

“Për periudhën prej vitit 2019 deri më 2020, masa provuese është shqiptuar ndaj 441 personave që do të thotë se në masë të madhe është rritur besimi në gjyqësi për shqiptimin e masave alternative. Janë krijuar kushte për implementimin praktik të zbatimit të mbikëqyrjes efektive dhe efikase mbi personat të cilëve u është shqiptuar dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse si dhe personave të liruar me kusht”, ka thënë Mariçiq.

Zëvendësshefja e Delegacionit të BE-së, Xhulijan Vasalo në ngjarjen ka deklaruar se kjo jo vetëm që nuk do të ulë mbipopullimin në burgje që është problem i vazhdueshëm në vend, por do të forcohet dhe përmirësohet risocializimi që shkakton shpenzime më të vogla dhe përfitime më të mëdha për shoqërinë.

Ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn ka theksuar se tuinig projekti është hallkë e shkëlqyeshme për këmbim të përvojave dhe të afrohemi deri te BE-ja, ndërsa lidhur me projektin që u mbajt sot ka thënë se ka qenë i suksesshëm.

Ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop ka deklaruare se Holanda gjatë kohë ka marrë pjesë dhe kas qenë partner në përmirësimin e shërbimeve provë dhe do të vazhdojë të nxisë sektorin juridik dhe institucionet.

Postime të ngjashme

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...