Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës pranohet si anëtar i plotë në Komisionin Ndërkombëtar për Shpëtim Alpin (ICAR)

nga L. M

Me datë 11.10.2025 pas një pune të palodhshme dhe përkushtimi të vazhdueshëm, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) – që funksionon nën ombrellën e Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës (FBNSK) – është pranuar zyrtarisht si anëtar i plotë i kategorisë “A” në Komisionin Ndërkombëtar për Shpëtim Alpin (ICAR – International Commission for Alpine Rescue).

ICAR (Komisioni Ndërkombëtar për Shpëtim Alpin) është organizatë botërore që bashkon shtetet dhe ekipet më të avancuara të kërkim-shpëtimit malor. Që nga themelimi në vitin 1948, ICAR punon për të rritur sigurinë, trajnimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në operacionet malore.

Kosova, përmes ShKShMK-s , u përfaqësua dhe u pranua zyrtarisht gjatë Kongresit të 76-të të ICAR-it, i cili u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Jackson Hole, Wyoming, nga data 7 deri më 12 Tetor 2025. Nikoqir i këtij kongresi ndërkombëtar ishte “Teton County Search and Rescue”.

Kjo arritje është rezultat i punës dhe përkushtimit shumëvjeçar të ShkShMK-së, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjes së standardeve të sigurisë malore në Republikën e Kosovës.

Kjo pasqyron veprimtarinë profesionale të shpëtueseve si dhe kontributin e kryesisë në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të strukturës organizative, si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Falenderojmë për mbeshtetje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Kosovo Olympic Committee
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent

https://www.facebook.com/share/p/1GGm1PnYYY

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More