Shkup, 25 dhjetor – Gjatë ditëve të fundit, sherbimi i urgjenëc është përplot me intervenime të përsonave me Kovid 19. Në një ndërrim kishte ndërhyrje tek gjashtëdhjetë qytetarë disa prej tyre ishin në gjendje të rëndë dhe u transportuan në spital.
Pas nëntë muajve në betej me koronavirusin mjekët janë lodhur tashmë, duke bërë thirrje për marrjen e masave për të parandaluar intensitetin e lartë të infeksionit. Ndërkohë mjegulla dhe moti i ftohtë ditët e fundit kanë përkeqësuar edhe shëndetin e të sëmurëve kronikë.
Personat me astmë, sëmundje të mushkërive dhe zemrës vuajnë më shumë. Këta pacientë kanë rritur ndërhyrjet në shërbimin e urgjencës mjekësore.
“Tek pacientët që janë edhe më të moshuar dhe me sëmundje kronike dhe me një pamje klinike më të rëndë, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse gjendja e tyre mund të përkeqësohet papritmas, kështu që trupi është akoma në një valencë dhe duhet një periudhë shumë më të gjatë kohore për tu kthyre në një gjendje normale.”, deklaroj një mjeke.
Mjekët thonë se në këtë periudhë, përveç të sëmurë kronikë, duhet të kenë kujdes veçanërisht edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin.