Agjencia Zhurnal.mk

Shërohen rreth 60 për qind e të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 327 numri i të shëruarëve nga COVID-19 në Shqipëri nga 584 sa është numri i të prekurve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve.

“Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarëve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, April 20, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...