Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shërohen tetë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 20 të tjerë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Sipas një njoftimi në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 112 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza. 5 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe 167 Shërbime Radiologjike dhe atë: 116 Rëntgen, 34 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...