Agjencia Zhurnal.mk

Sherr mes disa personave në Kamëz, merret peng njëri prej tyre

Tiranë, 17 janar – Në Kamëz, diku rreth orës 11:44, në rrugën “London” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet, një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Teksa ngjarja mbetet ende e paqartë, konflikti dyshohet se ka lindur për çështjen e një makine.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...