Shëtitorja buzë liqenit në Strugë e lënë pas dore

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Strugë, 17 maj – Prishja e shëtitores rreth Liqenit në Strugë po shkakton shqetësim serioz për banorët lokalë, ndërkohë që qyteti po përgatitet për sezonin turistik. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse. Shëtitorja buzë liqenit, është vendi më i frekuentuar i qytetit ku sot është kthyer në një problem të përditshëm për qytetarët e Strugës. Dëmtimet në infrastrukturë, mungesa e mirëmbajtjes e shtyllat elektrike, që përbëjnë rrezik për banorët dhe vizitorët.

“Po na pengon shumë bile jo vetëm neve qytetarëve por edhe turistëve të të gjitha vendeve të gjithë çuditen, si ka mundësi që Struga një vend turistik të ketë tre katër vjet kjo kështu rin. Edhe ajo shtylla e rrëzuar atje, unë e kam rregulluar disa herë.”, u shpreh një qytetar.

Qytetarët thonë se kjo situatë ka mbi dy vjet që vazhdon pa ndërhyrje, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë marrë masa konkrete, përkundër disa përpjekjeve të pamjaftueshme për rregullim.

“Prishja e shëtitores rreth liqenit ka shkaktuar një problem serioz për qytetarët. Qytetarët janë të shqetësuar, sepse gjendja aktuale përbën një pamje jo etike për qytetin dhe jep një imazh jashtëzakonisht të keq, sidomos tani që afrohet sezoni turistik. Janë marrë masa parandaluese, mirëpo ato nuk janë të mjaftueshme, sepse me kalimin e kohës janë dëmtuar dhe janë bërë të rrezikshme. Duhet të merren masa të ndryshme që ky vend të restaurohet dhe të sillet në gjendje funksionale. Ne e frekuentojmë pothuajse çdo ditë këtë rrugë. Mendoj që janë bërë rreth dy vite që kjo gjendje vazhdon pa ndërhyrje. Për më tepër, aty gjendet edhe një shtyllë elektrike, e cila për vite të tëra qëndron pa u restauruar dhe pa u marrë masa.”, u shpreh një qytetar.

Banorët e Strugës kërkojnë nga institucionet të reagojnë sa më parë, për të mos lejuar që kjo pamje të dëmtojë, imazhin e qytetit dhe sezonin turistik që po afron.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More