Sport

Sheva: Milani mund të synojë titullin, Ibra po e drejton me përsosmëri orkestrën

Zhurnal Ads

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, mëson se skuadra e Stefano Piolit mund ta kërkojë titullin e Serie A këtë sezon.

Ish-sulmuesi ukrainas, i cili i ka ndihmuar Rossonerët që ta fitojnë kampionatin, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në Milanello, e ka lëvduar edhe ndikimin e Zlatan Ibrahimovicit te skuadra e tij.

“Padyshim që munden (të konkurrojnë për Scudetto). Është e qartë se kampionati është i gjatë, por Pioli e mbylli mirë edicionin e kaluar dhe e filloi këtë sezon akoma më mirë”.

“Këtë vit është e rëndësishme që të qëndrohet me këmbët në tokë. Ajo që bën dallimin është shpirti që vë në fushë. Rossonerët i ngjajnë një orkestre. Të gjithë e kanë detyrën e vet dhe e realizojnë mirë, Ibra i drejton me përsosmëri.

“Edhe Pioli i ka meritat e veta. Në mes të Zlatanit dhe trajnerit, (Paolo) Maldini e ka vënë veten në duart e dy drejtuesve të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Shevchenko për La Gazzetta dello Sport.

Në gjashtë javët e para në Serie A, Milani udhëheq në tabelë me 16 pikë, dy më shumë se Sassuolo që ndodhet në vend të dytë.

Postime të ngjashme

Qeveria do t’i shpërblejë futbollistët me nga 10.000 euro

T E

Koeman konfirmon interesimin e Barcelonës për Wijnaldum

admin

Barca raporton humbje prej 97 milionë eurosh dhe borxh prej 488 milionë eurosh

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...