Teknologji

Shfaqen specifikat kyçe të Galaxy S20 FE 5G

Zhurnal Ads

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, pritet të lansojë së shpejtin versionin e ri të Galaxy S20, Fan Edition. Së fundmi është spekuluar shumë për specifikat e këtij versioni të ri dhe njoftimi më i fundit nga rregullatori kinez i teknologjisë, TENAA, konfirmon specifikat kyçe të këtij modeli me rrjetin 5G.

Telefoni me numër të modelit SM-G7810 është listuar në uebfaqen e TENAA-s me ekran 6.5-inç, baterinë prej 4.500 mAh dhe mbështetje për dy SIM kartela, transmeton KOHA. Ky model i ri 5G, po ashtu, pritet të vijë me këto dimensione: 159.8 x 74.5 x 8.4 (mm), gjë që e bën të jetë mes Galaxy S20 dhe Galaxy S20+ sa i përket madhësisë.

Image

Gjithashtu, më herët është përmendur edhe se Galasxy S20 Fan Edition do të vijë me ekran 120Hz SuperAMOLED me xhamin mbrojtës Gorilla Glass 3 dhe kamerën për ‘selfie’ prej 32 megapikselësh. Ndërsa në pjesën e pasme, do të ketë tri kamera (12 + 12 + 8 MP).

Samsung Galaxy S20 Fan Edition do të jetë në dispozicion në version me 4G dhe 5G. Versioni me 4G do të ketë procesor Exynos 990 ndërsa ai me 5G Snapdragon 865. Telefoni i ri, po ashtu, do të jetë në dispozicion me gjashtë ngjyra.

Postime të ngjashme

Snapchat bën atë që përdoruesit nuk e prisnin

T E

Ekspozita e parë artistike e një roboteje

admin

Google Photos nuk do të jetë më falas pas 1 qershorit 2021

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...